Për shkak te letrës së tij u “rrëqethën” fqinjët, burri gjeti katër gjarpërinj përreth apartamentit – por mbetet mister nga erdhën

Ndryshe

Për shkak te letrës së tij u “rrëqethën” fqinjët, burri gjeti katër gjarpërinj përreth apartamentit – por mbetet mister nga erdhën

Më: 9 maj 2021 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Këto ditë në Redit është shfaqur një porosi e cila ka nxitur debat mes përdoruesve të kësaj platforme.

Në fakt, një fqinj kishte gjetur një letër të një fqinji tjetër nga e njëjta ndërtesë.

Ai paralajmëronte se kishte hasur në katër gjarpinj për të cilët besonte se mund t’i kenë ikur dikujt.

Madje dy prej tyre ishin futur në apartamentin e tij. E në Redit ka shpërndarë fotografi dhe letrën.

“Të dashur fqinj, jetoj në 11a dhe së fundmi kam gjetur gjarpër para derës së apartamentit. Nuk është gjarpri i parë që e gjej. Në tri vitet e fundit i kam gjetur dy në apartament, e jashtë edhe dy tjerë – besoj se vijnë nga dyqani i kafshëve shtëpiake që nuk është larg nesh, por ata më thanë se asnjë kafshë nuk u ka humbur. Ju lus që çdo kush që ka pasur përvojë të ngjashme të më kontaktoj. Në shtëpi jam pas orës 18:00”, thuhet në letër.

E përdoruesit e Redit i kanë shkruar fqinjit të frikësuar se nuk duhet brengosur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat