Rekruti amerikan me çdo kusht dëshironte të shkonte në shtëpi, “rrëmbeu” autobusin e shkollës me nxënës – por u arrestuar nga policia

Ndryshe

Rekruti amerikan me çdo kusht dëshironte të shkonte në shtëpi, “rrëmbeu” autobusin e shkollës me nxënës – por u arrestuar nga policia

Më: 9 maj 2021 Në ora: 22:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Një rekrut në bazën ushtarake amerikane Fort Jackson, donte të shkonte me çdo kusht në shtëpi, kështu “rrëmbeu” autobusin e shkollës plot me nxënës.

Rekruti Jovan Kolaco dëshironte patjetër të kthehej në shtëpi, kur në orët e para të premtes braktisi kazermën në Karolinën e Jugut i veshur me rroba ushtarake, pushkë automatike – me të cilën “rrëmbeu” autobusin e shkollës Richland.

Po të njëjtën ditë Kolaco është arrestuar dhe mbi të rëndojnë 19 pika të aktakuzës, përfshirë rrëmbimin dhe plaçkitje me armë zjarri, vjedhje të veturës dhe shkaktim të lëndimit trupor.

Incidenti ka ndodhur në orën 7 të mëngjesit kur 23-vjeçari u largua pa marrë leje nga kazerma – duke marrë me vete edhe pushkën M-4.

Ai u largua nga kazerma, pasi që njësia e tij kishte filluar pastrimin gjeneral pas një jave stërvitje intensive – duke u bërë gati edhe për darkën në Fort Jackson.

E pasi që nuk arriti të bind ndonjë veturë të ndalet (autostop), Kolaco u fut në autobus duke kërcënuar shoferin me pushkë që të niset menjëherë.

Madje ia bëri me dije shoferit se nuk dëshiron ta lëndoj askënd – thjesht dëshironte të shkonte në shtëpi. Pa kaluar shumë kilometra ai është kapur nga policia dhe gjithçka ka kaluar pa ndonjë incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat