Australiania zgjohet pas operacionit në fyt me theks irlandez

Ndryshe

Australiania zgjohet pas operacionit në fyt me theks irlandez

Më: 15 maj 2021 Në ora: 14:22
Angela Yen

Një australiane është bërë e njohur në TikTok pasi pretendoi se u zgjua me theks irlandez pas operacionit në bajame.

27-vjeçarja Angela Yen kreu ndërhyrjen në bajame më 19 prill dhe më pas u hutua kur theksi i saj i zakonshëm ishte kthyer në theks irlandez 10 ditë pas operacionit.

“Asnjëherë nuk kam qenë në Irlandë. Jam rritur në Australi dhe kam pasur theks vendor për 20 vjet që kur kam ardhur këtu”, i tha ajo Storyful.

Ajo takoi disa doktorë dhe bëri kërkime për të gjetur çfarë ka ndodhur me theksin e saj.

Doktori Karl Kruszelnicki ka thënë se Yeni mund të ketë zhvilluar sindromën e “theksit të huaj”, shkruan FoxNews.

Ky çrregullim shkakton që një person të tingëllojë sikur po flet me theks nga një shtet tjetër. Është raportuar vetëm rreth 150 herë sipas tij, dhe zakonisht shkaktohet nga një lëndim në tru.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat