​Dita Botërore e Oqeaneve

Ndryshe

​Dita Botërore e Oqeaneve

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 07:24
Ilustrim

Dita Botërore e Oqeaneve, e cila shënohet çdo vit më 8 qershor, është caktuar nga Kombet e Bashkuara për të mbrojtur oqeanet.

Kjo ditë është caktuar që nga viti 2009 dhe është një rast për të nderuar oqeanet, për të kremtuar produktet që ofron oqeani, për ta çmuar vlerën e brendshme të oqeanit.

Oqeani ofron rrugët detare botërore të rëndësishme për tregtinë botërore. Ndotja e ujërave dhe shfrytëzimi i tepërt i peshqve ka rezultuar me rënien drastike të numrit të specieve në oqean.

Projekti i Oqeanit, në bashkëpunim me Rrjetin Ndërkombëtar të Oqeaneve, janë duke punuar në ngritjen e vetëdijes njerëzore për rolin e oqeanit në jetën tonë, si dhe mënyrat të cilat njeriu mund të ndihmojë.

Dita Ndërkombëtare e Oqeaneve ofron mundësi që të kyçemi drejtpërdrejtë në mbrojtjen e të ardhmes sonë, përmes iniciativave qytetare - pastrimi i plazheve, programet edukuese, gara, festivale, si dhe ngjarjet e aktivitetet e ndryshme, ndihmojnë në ngritjen e vetëdijes se sa i rëndësishëm është oqeani për jetën tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat