Një grua nga Afrika e Jugut thotë se ka lindur 10 fëmijë

Ndryshe

Një grua nga Afrika e Jugut thotë se ka lindur 10 fëmijë

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 15:42
Gosiame Thamara Sithole

Një grua nga Afrika e Jugut pretendon se ka lindur 10 fëmijë në atë që do të ishte lindja më e madhe në botë ndonjëherë, nëse konfirmohet nga mjekët.

Sipas DailyMail, Gosiame Thamara Sithole, 37-vjeçare, e cila tashmë është nënë e binjakëve, lindi shtatë djem dhe tre vajza nga operacioni cezarian në një spital në Pretoria të hënën vonë, kjo bazuar në deklaratën e burrit të saj.

Tebogo Tsotetsi – i cili aktualisht është i papunë – iu tha gazetarëve për lindjen e 10 foshnjave të hënën vonë, duke u shprehur se ai është i ‘lumtur’ dhe i ‘emocionuar’.

Sithole më parë kishte pohuar se shtatzënia ishte ‘natyrale’, por lindje të tilla ekstreme janë pothuajse gjithmonë rezultat i trajtimeve të pjellorisë – me embrione të shumta të fekonduara të futura në mitër për të rritur shanset që pacientja të mbetet shtatzënë.

Lajmi vjen vetëm një muaj, pasi një grua maliane – Halima Cisse – lindi nëntë fëmijë në një spital në Marok, një rast tjetër që mendohet se ishte shkaktuar nga trajtimi i pjellorisë. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat