Ky është dinosauri më i madh i gjetur në Australi

Ndryshe

Ky është dinosauri më i madh i gjetur në Australi

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 07:03
Ilustrim

Shkencëtarët në Australi kanë klasifikuar një specie të re dinosauri, të zbuluar në vitin 2007, si më e madhja e gjetur ndonjëherë në kontinent. Kooperenza Australotitane ose "titani jugor", është ndër 15 dinosaurët më të mëdhenj të gjetur në të gjithë botën. Ekspertët thanë se titanosauri ka qenë i lartë deri në 6.5m dhe 30m i gjatë, ose sa një fushë basketbolli.

Skeleti i tij u zbulua për herë të parë në një fermë në jug-perëndim të Queensland. Paleontologët kishin punuar gjatë dekadës së fundit për të identifikuar dinosaurin - duke krahasuar skanimet e kockave të saj me ato të sauropodëve të tjerë. Sauropodët ishin dinosaurë që hanin bimë, të njohur për madhësinë e tyre. Ata kishin kokë të vogël, qafë shumë të gjatë, bisht të gjatë dhe këmbë të trasha. Këta dinosaurë endeshin në kontinent rreth 92-96 milionë vjet më parë.

Ekipi i studiuesve e kishte mbiquajtur dinosaurin Cooper. Procesi i identifikimit kishte qenë i gjatë për shkak të vendndodhjes së largët të eshtrave, madhësisë së tyre dhe gjendjes delikate. Por shumë prej mbetjeve u gjetën të paprekura, thanë studiuesit nga Muzeu Queensland dhe Muzeu i Historisë Natyrore Eromanga.

Ekipi zbuloi se Australotitan ishte i lidhur ngushtë me tre specie të tjera sauropod - Wintonotitan, Diamantinasaurus dhe Savannasaurus.

"Duket se dinosaurët më të mëdhenj të Australisë ishin të gjithë pjesë e një familje të madhe të lumtur", tha Dr Scott Hocknull, një nga studiuesit kryesorë.

Kockat u gjetën për herë të parë në vitin 2007 në një fermë familjare pranë Eromanga, e cila ishte në pronësi të dy studiuesve të dinosaurëve, Robyn dhe Stuart Mackenzie.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat