Çfarë shohin qentë kur vështrojnë fytyrat tona? Shkenca ka përgjigjen

Ndryshe

Çfarë shohin qentë kur vështrojnë fytyrat tona? Shkenca ka përgjigjen

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 16:12
Ilustrim

Qentë mund të jenë shumë të mirë në krijimin e kontaktit me sy, madje edhe në leximin e emocioneve. Por çfarë ndodh kur një qen shikon në fytyrën tuaj?

Është shumë ndryshe nga ajo që ndodh kur një njeri ju shikon, zbuluan studiuesit, pasi skanuan trurin e qenve dhe njerëzve.

Qentë nuk përqendrohen në fytyra, siç bëjnë njerëzit, përkundraz ata mbështeten në sinjale të tjera trupore për të komunikuar, sugjerojnë studiuesit.

Studiuesi kryesor Attila Andics, i cili drejtoi studimin në universitetin Eotvos Lorand në Budapest, tha për AFP: “Gjetjet e imazhit të trurit në studim sugjerojnë që fytyrat mund të kenë një rëndësi thelbësore për njerëzit dhe ndoshta primatët e tjerë, por jo për të gjithë gjitarët, për shembull jo për qentë. Të dy speciet ndryshojnë në komunikimin e tyre vizual dhe kjo reflektohet në trurin e tyre”.

Njerëzit kanë një rrjet të dedikuar nervor për përpunimin e fytyrës, thonë studiuesit. Por qentë janë shumë të ndryshëm, me sa duket se tregojnë pak preferencë për fytyrat. Ndërkohë studiuesit testuan 20 qen dhe 30 njerëz në të njëjtin eksperiment të imazhit funksional të rezonancës magnetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat