Ambulanca po transportonte pronaren e sëmurë, qeni e ndjek me kilometra atë

Ndryshe

Ambulanca po transportonte pronaren e sëmurë, qeni e ndjek me kilometra atë

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 09:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Stamboll të Turqisë.

Sipas mediave të huaja mjë qen i racës “golden retriever” ka ndjekur për disa kilometra ambulancën në të cilën ndodhej pronarja e tij, e cila ishte e sëmurë.

Siç shihet në videon e publikuar nga mediat e huaja, që tashmë është bërë virale qeni u përpoq të hynte në ambulancë, por që nuk e lanë.

Duke qenë se stafi e refuzoi që të futej brenda ambulances ai ka ndjekur më pas ambulancën

Por edhe kur pronarja e tij u fut në spital, ai ende priste me durim jashtë godinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat