Ndodhë edhe kjo: Hajdutit pëson infarkt, ja reagimi i njeriut që po e grabiste

Ndryshe

Ndodhë edhe kjo: Hajdutit pëson infarkt, ja reagimi i njeriut që po e grabiste

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Në përpjekje për të vjedhur një shofer veture, një 450vjeçar tunizian pësoi një infarkt. Ngjarja ndodhi në Brescia të Italisë.

Ai u shpëtua pikërisht nga njeriu që po grabiste, pronari i veturës, i cili kur pa hajdutin që ishte keq, kërkoi ndihmë.

Fatmirësisht aty pranë po kalonte një infermier që i dha ndihmën e parë.

Hajduti i ishte afruar veturës të parkuar dhe kishte shfryrë njërën gomë me thikë.

Personi pa e ditur se çfarë po ndodhte mori mjetet për të ndërruar gomën. Në momentin që ai nisi të ndërronte gomën, tuniziani iu afrua duke i marrë çantën dhe celularin e lënë përtokë, dhe në përpjekje për t’u larguar u ndje keq.

Tashmë hajduti ndodhet në spital i ruajtur nga agjentë policie, por në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat