Burri has këlyshët e ariut që ‘kërcejnë’ në pyll, mendon se sheh vizione

Ndryshe

Burri has këlyshët e ariut që ‘kërcejnë’ në pyll, mendon se sheh vizione

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Valtteri Mulkahainen, mësues dhe fotograf amator nga Sotkamo, Finlandë, pëlqen të kalojë kohën e lirë duke eksploruar dhe fotografuar burinë e botës natyrore e rurale të Finlandës.

Në qershor 2013, teksa shëtiste në taigën finlandeze pranë qytetit të Martinselkonen, Valtteri po qëndronte në një strehë rreth 50m larg një lëndine të vogël në pyll. Tre arinj të vegjël dolën nga pemët në lëndinë dhe për një moment atij iu duk se po dëshmonte një eksperiencë unike e magjike.

 “Tre këlyshët nisën të sillen si fëmijë të vegjël,” tha ai.

“Ata po luanin, e madje nisën disa përleshje miqësore. Mua më dukej sikur isha në një kënd lojrash para shtëpisë time, ku fëmijë të vegjël luanin me njëri-tjetrin. Arinjtë më dukeshin tamam si fëmijë. Në një moment të tre ata u ngritën në këmbët e pasme dhe nisën të shtyjnë njëri-tjetrin. Ata dukej sikur po kërcenin në një rreth”.

Nga pika e shikimit të Valtteri, arushët nuk mund ta dallonin prezencën e tij, ndërsa ai kishte pamje të përkryer të lojës së këlyshëve: “I fotografova këlyshët dhe arushën gjithë mbrëmjen e gjithë natën.”

Valtteri duket se ka qenë me fat që ishte në kohën dhe vendin e duhur pasi arinjtë kanë një sens të fortë ndërgjegjësimi e nuhatjeje për të dalluar aktivitetin njerëzor, nga i cili menjëherë tërhiqen.

Finlanda është një nga tre habitatet më të mira për arinjtë e murrmë, së bashku me Suedinë dhe Rumaninë.

Popullata e tyre në Finlandë llogaritet të jetë diku te 2,020 deri në 2,130.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat