“Tërbohet” elefanti, futet në mes të dasmës dhe shkatërron gjithçka, dhëndri ia mbath

Ndryshe

“Tërbohet” elefanti, futet në mes të dasmës dhe shkatërron gjithçka, dhëndri ia mbath

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Një elefant, vrapoi brenda një dasme në Indi dhe e ka shkatërruar tmerrësisht atë.

Incidenti ndodhi në fshatin Amlapur të zonës Saray Inayat të Prayagraj.

Pamjet janë bërë virale në rrjete sociale dhe tregojnë momentin kur elefanti u “tërbua”, pasi u frikësua nga një fishekzjarr i lëshuar në ajër gjatë ceremonisë.

Ai përmbysi gjithashtu katër makina të parkuara në vendin e ngjarjes.

Dhëndri iku nga vendi i ngjarjes.

Një ekip i departamentit të pyjeve dhe zyrtarë të policisë u thirrën për ndihmë të cilët më pas arritën të vinin nën kontroll elefantin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat