Ariu vret 57-vjeçarin në Sllovaki

Ndryshe

Ariu vret 57-vjeçarin në Sllovaki

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 08:46
Ilustrim

Një burrë 57-vjeçar është vrarë nga një ari kafe në Sllovakinë qendrore, në atë që kompania shtetërore e pylltarisë tha se mund të jetë sulmi i parë vdekjeprurës i konfirmuar nga një ari i egër, popullsia e cila është trefishuar në 20 vjet.

“Një autopsi e konfirmoi sot se burri nga Liptovska Luzna vdiq nga dëmimet e shkaktuara nga ky ari”, tha ndërmarrja e pylltarisë, Lesy Slovenske Republiky në Facebook.

Arinjtë janë të zakonshëm në malet sllovake, dhe numri i tyre është rritur në rreth 2,760 vitin e kaluar nga më pak se 900 dy dekada më pare, deklaroi ndërmarrja e pylltarisë.

Ministri e Mjedisit e Sllovakisë tha se mostrat e ADN-së së ariut do të mblidhen për të identifikuar kafshën.

Bazuar në deklaratën e tyre, thuhet se vitin e kaluar kishte pasur pesë sulme ariu ndaj njerëzve, asnjë nuk ishte me fatalitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat