Specia e re e dinozaurit është më e madhja e gjetur në Australi

Ndryshe

Specia e re e dinozaurit është më e madhja e gjetur në Australi

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Shkencëtarët në Australi e kanë klasifikuar një specie të re të dinozaurit, të zbuluar në vitin 2007, si më të madhen të gjetur ndonjëherë në kontinent.

Skeleti i tij u zbulua për herë të parë në një fermë në jug-perëndim të Queensland.

Australotitani cooperensis, ose i njohur si “titani jugor” i emëruar sipas vendit ku u gjet, është në mesin e 15 dinozaurëve më të mëdhenj të gjetur në gjithë botën.

Ekspertët besojnë që ky titanosaur mund të kishte qenë i gjatë deri në 6.5 metra dhe i gjerë 30 metra, apo sa një fushë basketbolli.

Paleontologët kishin punuar gjatë dekadës së fundit për ta identifikuar dinozaurin – duke e dalluar atë nga speciet e tjera të njohura, përmes krahasimit të skanimeve të kockave të tij me ato të sauropodëve.

Sauropodët ishin dinozaurë bimë-ngrënës të njohur për madhësinë e tyre. Ata kishin kokë të vogël, qafë shumë të gjatë, bisht të gjatë, si dhe këmbë të trasha.

Këta dinozaurë endeshin në kontinent gjatë periudhës së Kretaceut, rreth 92-96 milionë vjet më parë.

Procesi i identifikimit ka qenë i gjatë për shkak të vendndodhjes së largët të eshtrave, si dhe madhësisë së tyre dhe gjendjes delikate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat