Për të shlyer drogën e marrë borxh, nëna i dhuron foshnjën anëtarëve të bandës

Ndryshe

Për të shlyer drogën e marrë borxh, nëna i dhuron foshnjën anëtarëve të bandës

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Një ngjarje tronditëse është shënuar në Brazil. Mediat e huaja raportojnë se një nënë 28-vjeçare, ka përdorur foshnjën e saj dy muajshe, për t’i kthyer mbrapsht borxhin e marrë ndaj karteleve të drogës. Në fotografitë dhe videot e publikuara nga mediat, shihet, se si policia shpëton foshnjën.

“Nëna ia kishte dhënë fëmijën anëtarëve të bandave të drogës si një garanci, për të paguar borxhin që i kishte. Foshnja në një farë mënyre, me anë të foshnjës, kishte paguar drogën që kishte blerë”, ka deklaruar polici Bruno Varolin Laet.

Policia ka theksuar se do të vazhdojë hetimet, lidhur me nënën dhe personat që kishin pranuar ta marrin foshnjën si një lloj garancie.

Raportohet se nëna në fjalë ka humbur kujdestarinë ndaj foshnjës, për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e fëmijës,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat