Familja e cila ka emra më të pazakontë

Ndryshe

Familja e cila ka emra më të pazakontë

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Një djalë i porsalindur u quajt HyperText Markup Language (gjuhë programimi) pasi i ati, një dizajner uebi, vendosi t’i bënte homazh karrierës së tij.

HyperText Markup Language – i cili do të njihet si HTML – lindi në Filipine dhe babai i tij Mac Pascual thotë (via Mirror) se emri unik në të vërtetë po ndjek një traditë familjare.

Ai dhe motra e tij u shfaqën në lajme në vitin 2014 pasi prindërit u vendosën emra ushqimesh.

Mac është emri shkurt për Macaroni 85, ndërsa emri zyrtar i motrës së tij është Spageti 88 – numrat përfaqësojnë vitin e lindjes.

Ai shtoi se motra Spageti ka dy fëmijë të quajtur Cheese Pimiento dhe Parmesan Cheese (lloje dhjathërash) të cilët mbajnë pseudonimet Chippy dhe Peewee.

Papritur, emri i djalit të Elon Musk, X Æ A-Xii, nuk duket kaq i pazakontë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat