Deshi ta zëvendëson shtratin e vjetër me të riun, e hodhi nga dritarja – turku për pak sa nuk e mbyti fqinjën që i ra para këmbëve

Ndryshe

Deshi ta zëvendëson shtratin e vjetër me të riun, e hodhi nga dritarja – turku për pak sa nuk e mbyti fqinjën që i ra para këmbëve

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 22:23
Pamje nga video

Një burrë ishte shumë “dembel” dhe përtonte për ta zbritur poshtë shkallëve shtratin e vjetër, dhe në një moment vendosi ta hedh nga dritarja e apartamentit.

Mirëpo ky veprim për pak sa nuk i kushtoi me jetë një fqinjës së tij, e cila në ato momente po dilte nga dera hyrjes së ndërtesës kur para këmbëve të saj ra shtrati.

Pronari i apartamentit i identifikuar si Mesut Duran, kishte blerë një shtrat të ri dhe dëshironte që të vjetrin ta largoj nga apartamenti, por përtonte ta zbriste shkallëve.

Në një moment i erdhi një ide e çuditshme në kokë – ta hedh nga dritarja shtratin i cili po të përfundonte mbi fqinjën ajo tani sigurisht se do të ishte e vdekur apo e lënduar rëndë.

Kamerat e sigurisë në Uskudar të Stambollit, kanë kapur momentin rrëqethës kur shtrati bie para derës së hyrje së ndërtesës dhe për pak sa nuk e godet një grua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat