​Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë

Ndryshe

​Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 07:56
Ilustrim

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shërbyesve Civilë, e cila edhe në Kosovë synohet të jetë tradicionale.

23 Qershori - Dita e Shërbyesve Civilë, në botë ka filluar të shënohet me vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2002.

OKB-ja, me këtë rast, inkurajoi vendet anëtare, në mënyrë që nga viti 2003 të organizojnë ngjarje speciale për këtë ditë, me qëllim të vënies në spikamë të kontributit që japin shërbyesit civilë në proceset e zhvillimit të shoqërive.

Ndryshe, me rastin e shënimit të kësaj dite, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës do të mbajë një konferencë për media nga ora 11.00, para zyrave të SPAK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat