Udhëtimi prej 500 km i elefantëve nëpër Kinë, huton shkencëtarët

Ndryshe

Udhëtimi prej 500 km i elefantëve nëpër Kinë, huton shkencëtarët

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Elefantët janë nga natyra kafshë të ashpra inteligjente dhe ekspertët që i studiojnë ato ditë pas dite tashmë dinë shumë për ta.

E megjithatë një tufë elefantësh të rrezikuar në Kinë ka hutuar plotësisht shkencëtarët në mbarë botën.

Nuk është e pazakontë që elefantët të lëvizin në distanca të vogla. Por kjo tufë ka udhëtuar nëpër Kinë për më shumë se një vit. Elefantët tani janë larguar pothuajse 500 km,  një udhëtim vigan nga habitati i tyre origjinal, shkruan BBC.

Mendohet se ata e filluan udhëtimin e tyre pranverën e kaluar nga Rezervati Kombëtar i Natyrës, Xishuangbanna, në jugperëndim të vendit, afër kufirit me Mianmar dhe Laos.

Ata filluan të lëviznin në veri dhe në muajt e fundit, elefantët u shfaqën në një numër fshatrash dhe qytetesh.

Ata janë parë duke thyer dyert, duke bastisur dyqanet, duke “vjedhur” ushqim, duke luajtur rreth e rrotull në baltë, duke bërë banjë në një kanal dhe duke dremitur në mes të një pylli.

Mendohet se ata kanë filluar të lëvizin përsëri në jug dhe u panë për herë të fundit në Shijie, një qytet afër qytetit të Yuxi.

Është e paqartë nëse ata po kthehen mbrapa, ose pse ata madje filluan këtë udhëtim, lëvizje kjo më e largëta e njohur nga elefantët në vend.

“E vërteta është, askush nuk e di. Ajo është pothuajse me siguri e lidhur me nevojën për burime si ushqim, ujë, strehim dhe kjo do të kishte kuptim duke pasur parasysh faktin se, në shumicën e vendeve ku elefantët aziatikë jetojnë, ekziston një rritje në shqetësimet njerëzore që çojnë në copëzimin e habitateve, humbjen dhe zvogëlimin e burimeve, “i tha BBC Joshua Plotnik, asistent profesor i psikologjisë së elefantëve në Hunter College, Universiteti i qytetit të New York-ut.

Plotnik shtoi se lëvizja mund të ketë të bëjë me dinamikën sociale të grupit.

Studiuesit gjithashtu u befasuan kur dy nga elefantët femra lindi në udhëtim.

“Elefantët janë shumë të zakonshëm dhe të drejtuar nga rutina, është e pazakontë për ata të lëvizin në zona të reja kur do të lindin, ata përpiqen të gjejnë vendin më të sigurt që munden”, Lisa Olivier në Game Rangers International, një organizatë për ruajtjen e botës së egër me qendër në Zambia, i tha BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat