​Motrat e famshme të Instagram çjerrin njëra-tjetrën pas sherrit të konkurrencës

Ndryshe

​Motrat e famshme të Instagram çjerrin njëra-tjetrën pas sherrit të konkurrencës

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 19:02
​Motrat e famshme të Instagram çjerrin njëra-tjetrën pas sherrit të konkurrencës

Aktorja dhe modelja e njohur turke Ceyda Ersoy ka treguar shenja të dhimbshme dhune në fytyrë e në qafë pas një lufte të ashpër rivaliteti me motrën e saj modele.

Dy motrat njihen si influencuese të njohura në Instagram në vendin e tyre të lindjes Turqi, por duket se nuk janë më të preferuara të njëra-tjetrës pasi sherri mes tyre la Ceyda me shenja të rënda dhune.

Ceyda Ersoy, ka rreth 360,000 ndjekësa në Instagram, dhe pretendon se është plagosur nga motra e saj Esra gjatë një sherri, teksa poston fotot e dhunës në rrjet.

Pamjet tregojnë plagë në fytyrë e në qafë, teksa dyshja zotohet se nuk do të ketë më të bëjë me njëra-tjetrën.

Motrat nuk preferojnë të tregojnë moshën e tyre të vërtetë por sipas raportimeve vendase Esra është rreth 36 vjeç, kurse Ceyda pesë vjet më e vogël.

Ceyda shkruante: “Nuk di çfarë të bëj me këtë, as emrin e saj nuk dua ta shkruaj. Heq dorë nga kjo grua që është pesë vjet më e madhe se unë dhe refuzoj të jem motra e saj. Nuk do ta ndjek më kurrë”, thotë motra e vogël teksa nuk ishte më ndjekëse e Esras në rrjet.

“Nuk diskutohet që nuk do të shoh më fytyrën e saj, sytë apo pisllëqet e tjera. Një grua e shkretë e sëmurë mendërisht, që është xheloze dhe për motrën e saj”.

Motra e madhe Esra Ersoy, ka rreth 390.000 ndjekës në Instagram, por refuzonte të komentonte mbi akuzat e Ceyda.

Disa nga ndjekësit dyshonin se ‘lufta’ e tyre është vetëm një akt publicitar për të tërhequr vëmendje, pasi nuk është ofruar asnjë motiv për “ndarjen e madhe”.

Esra e Ceyda kanë lindur në juglindje të provincës turke Mersin dhe thuhet se vijnë nga një familje e pasur.

Pasi kanë fituar disa gara modeli motrat kanë provuar fatin e tyre në televizion dhe janë shfaqur në disa filma ose seriale vendase.

Ato kanë tërhequr fansa me pamjen tërheqëse dhe një stil “joshës” vulgar së foluri që përdorin në mediat sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat