U mërzitën nga udhëtimet e punës, e transformojnë autobusin në shtëpi

Ndryshe

U mërzitën nga udhëtimet e punës, e transformojnë autobusin në shtëpi

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 22:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Berker dhe Meftune Tekbilek kanë transformuar një autobus në shtëpi, pasi ishin lodhur duke udhëtuar për shkak të punës.

Çifti, të cilët udhëtojnë shpesh ndërsa ofrojnë shërbime konsulence për kompani në qytete të ndryshme, kishin filluar të kërkojnë një zgjidhje për shkak të kostos së lartë të akomodimit në hotele dhe mos sigurimit të komoditetit të shtëpisë.

Për shkak që karvani shihet si një zgjidhje pushimesh e nuk është i përshtatshëm për të jetuar përgjithmonë, ata kanë blerë një autobus dhe e kanë shndërruar në një shtëpi të rehatshme.

Image

Autobusi tashmë ka kuzhinë, vende të fjetjes dhe për tu ulur, dysheme të shtruar si dhe sistem diellor të ngrohjes dhe ftohjes.

Ndërsa atmosferën e ballkonit e përjetojnë në pjesën e sipërme të autobusit në një tarracë me shkallë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat