E frikshme: Gjen 18 gjarpërinj në dhomën e gjumit

Ndryshe

E frikshme: Gjen 18 gjarpërinj në dhomën e gjumit

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 16:36
Trish Wilcher ka thënë se ka gjetur 17 gjarpërinj të vegjël dhe nënën e tyre në një fole që kishin krijuar në dhomën e saj

Harrojini përbindëshat e fshehur nën shtrat – një grua në Georgia ka gjetur 18 gjarpërinj në dhomën e saj të gjumit.

Trish Wilcher ka thënë se ka gjetur 17 gjarpërinj të vegjël dhe nënën e tyre në një fole që kishin krijuar në dhomën e saj.

“Para se të shkoja të flija, vërejta atë që mu duk si një copë mëndafshi në dysheme, u ula ta merrja dhe lëvizi”, i tha ajo televizionit WJBF. “Një sekondë më vonë një tjetër pjesë lëvizi dhe i thash bashkëshortit, ‘kemi gjarpërinj’”.

Ajo ka thënë se bashkëshorti i saj ka përdorur një pajisje për t’i kapur gjarpërinjtë që t’i fusë në një çantë dhe më pas për t’i lëshuar në një zonë afër shtëpisë së tyre.

“Kam frikë të lëvizë nëpër shtëpi, aq më pak të ulem diku. Mund të më duhet një kardiolog pas kësaj”, ka shkruar ajo.

Gjarpërinjtë nuk ishin helmues, kishte zbuluar më pas Wilcher.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat