Momenti emocional, britanikja takon pas 53 vitesh babain italian

Ndryshe

Momenti emocional, britanikja takon pas 53 vitesh babain italian

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 13:53
Debra Spark me gjysmë-vëllezërit e saj

Spektatorët e emisionit britanik “Familja e Humbur” kanë shpërthyer në lot pasi një grua u prezantua me gjysmë-vëllezërit e saj italianë që nuk e dinte se ekzistonin. Debra Spark, nga Northumberland, nuk e takoi kurrë babanë e saj Ernesto dhe në vend të kësaj ajo u rrit me nënën, gjyshen dhe gjyshin e saj.

Ernesto kishte një marrëdhënie me nënën e saj, Olive, kur çifti, atë kohë, në vitet 1960 jetonin në Milano. Olive, punonte si dado. E reja mbeti shtatzënë me Erneston, por iu desh të nxitonte të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të problemeve shëndetësore.

‘Zotëria’ Ernesto ishte i dëshpëruar për të takuar vajzën e tij dhe rregullisht i shkruante Debras dhe Olive, por gjyshja e vogëlushes i shkatërroi të gjitha letrat që ai i dërgoi pasi kishte frikë se çifti do të transferohej në Itali.

Image

 

Tani Debra, 53 vjeçe, e cila ka katër fëmijë të saj, kërkoi ndihmën e emisionit britanik për të gjetur babanë e saj,  vetëm për të zbuluar nëse ai kishte ndërruar jetë apo jo. Por në vend të kësaj ajo u takua me dy vëllezër dhe bashkimi emocional i preku tejmase spektatorët.

‘Gjyshja më donte dhe ishte e frikësuar se do të më merrnin. Ajo që tha, bëri që nëna ime kurrë të mos kthehej më kurrë mbrapa,’ shpjegoi Debra.

Image

 

Kur mbushi 18 vjeç, gjyshja i rrëfeu Debras se të gjitha letrat nga i ati ia kishte djegur, duke ruajtur vetëm njërën prej tyre.

“Më shqetësoi kjo zgjedhje e saj. Kjo është ajo që më dhemb. Ai po ofronte të bëhej pjesë e jetës time dhe kurrë nuk iu dha shansi. Dua të di gjithçka për të. A u martua ndonjëherë? A kishte fëmijë? Duhet ta di,’ shpjegoi Debra.

Për shkak të pandemisë dhe bllokimit të zyrave të shtetit italian, gjetja e zotit Ernesto ishte pak e vështirë. Ekipi i kërkimit nga ITV arriti në komunitetet me qendër në Milano dhe përfundimisht mori një përgjigje nga një burrë i quajtur Alessandro, i cili zbuloi se Ernesto ishte babai i tij. Ekipi i emisionit siguroi Alessandron dhe vëllain e tij Massimiliano – të cilët nuk kishin ide për ekzistencën e Debras – me teste të ADN-së.

Ata konfirmuan se Debra kishte dy vëllezër, të dy të martuar dhe me fëmijë dhe më shumë se 10 vjet më të rinj se ajo.

‘Familja ishte gjëja më e rëndësishme për babanë tonë,’ i shpjeguan vëllezërit prezantuesit Nicky Campbell. ‘Ai nuk do ta kishte harruar kurrë Debran’.

Ata shtuan se jeta e hershme e Ernestos ishte mbushur me ‘errësirë’ pasi dhe ai nuk e kishte takuar kurrë babanë e tij dhe se lindja e Debras do të ishte gjëja e parë e bukur që do t’i ndodhte. Alessandro shtoi: ‘Ju lutemi tregojini asaj se duam ta takojmë sa më shpejt’.

Pavarësisht se ishte e mërzitur për të dëgjuar vdekjen e babait të saj, Debra tha se ishte përgatitur për të gjitha rrethanat. Prezantuesja Davina McCall më pas i tregoi asaj për vëllezërit e saj, gjë që bëri që Debra të shpërthente në lot. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit pandemik, vëllezërit nuk mund ta takonin Debra menjëherë, por i shkruajnë asaj një letër, duke thënë se ndien se ‘toka bie poshtw tyre’ pasi e zbuluan. Ata shtuan që Debra kishte shumë nga tiparet e babait.

Njoh diçka të njohur në sytë e saj. Ishte një moment shumë emocional,’ tha Massimiliano. ‘Familja jonë është e fortë, ishte një dhuratë nga babai ynë. Dhe dhurata e tij e fundit je ti.’

Përfundimisht, Debra ishte në gjendje të udhëtonte në Milano për të takuar vëllezërit e motrat e saj, por ata nuk mund të përqafoheshin për shkak të rregullave të distancës shoqërore, të cilat ishin shqetësuese për familjen.

‘Kur e pashë duke qarë, po më vriste sepse dua ta përqafoj dhe të them se jam këtu. Ajo ka dy vëllezër dhe ne jemi këtu për të, ‘tha Alessandro.

Vëllezërit dhe motrat tani flasin çdo ditë dhe Debra planifikon të kthehet në Itali për t’i takuar përsëri.

“Unë thjesht mendoj se ata janë të bukur. Ndjej se ka një lidhje. Është bukur të ndërtosh një pamje dhe një histori familjare. Unë thjesht dua që ky të jetë fillimi dhe jo fundi, ‘tha ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat