Studenti 96-vjeçar bëhet i diplomuari më i vjetër në Britani

Ndryshe

Studenti 96-vjeçar bëhet i diplomuari më i vjetër në Britani

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 20:27
Archie White

Një student 96-vjeçar është bërë i diplomuari më i vjetër ndonjëherë në Britaninë e Madhe pasi ka përfundoi shkollimin në artin figurativ.

Archie White mësoi pikturë, fotografi, modelim argjile dhe madje fotoshop si pjesë e kursit BA në East Sussex College në Hastings.

Dikur avokat, i cili doli në pension vetëm kur ishte 92 vjeç, ka thënë pas diplomimit: "Përvoja ka qenë magjepsëse. Një mik i imi studioi këtu dhe i pëlqeu, kështu që më dha idenë kur dola në pension të vija këtu. Viti i parë përfshinte një seri kursesh pak a shumë hyrëse në artet figurative, kështu që u morëm me fotografi, pastaj bëmë modelimin e argjilës, e cila ishte kënaqësi e madhe".

Por ai shtoi se mësimi rreth fotoshopit e kishte lënë atë "të trullosur".

Diplomimi i tij në moshën 96-vjeçare nuk është një rekord botëror. Personi më i vjetër në moshë që është diplomuar ishte studenti japonez Shigemi Hirata i cili ishte 96 vjet dhe 200 ditë kur përfundoi studimet e tij të artit dhe dizajnit në 2016. White, për krahasim, ishte me 96 vjet dhe 56 ditë.

White u zotua se tani do të shfrytëzonte në maksimum aftësitë e tij të reja.

“Ka qenë një kënaqësi absolute për t’i dhënë mësim Archie gjatë tre viteve të fundit. Ai sjell një kontribut unik në kurs, dhe zhvillimi i tij personal ka qenë i jashtëzakonshëm’’, ka thënë Hannah Birkett, udhëheqësja e kursit të artit figurativ në Kolegjin East Sussex.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat