70 vjet pas martesës, 94-vjeçares iu realizua ëndrra për të veshur fustan të bardhë

Ndryshe

70 vjet pas martesës, 94-vjeçares iu realizua ëndrra për të veshur fustan të bardhë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 13:02
Martha Tucker

Shumë vajza të vogla ëndërrojnë momentin kur do të provojnë fustanet e dasmës dhe do të zgjedhin veshjen më të bukur për të veshur në ditën e veçantë.

Por 94-vjeçarja Martha Tucker kurrë nuk e jetoi ëndrrën e saj, domethënë derisa familja e saj e dashur vendosi se ishte koha ta bënte ëndrrën e saj realitet.

Vetëm pak kohë më parë, Martha Mae Ophelia Moon Tucker ishte duke parë skenën e dasmës në filmin “Coming to America”, kur i përmendi mbesës së saj, Angela Strozier, se ajo gjithmonë donte të provonte një fustan martese, raporton WVTM13 . Por sipas Tucker, kur ajo u martua me dashurinë e jetës së saj gati 70 vjet më parë, ligjet e ndarjes në Alabama e bënë të paligjshme që ajo, si një grua me ngjyrë, të shkelte në një sallon nusesh.

Kështu që në vend të një fustani të bardhë klasik të dasmës, Tucker rrëfeu se ditën kur tha “Po”, ajo kishte veshur një fustan të kaltër në stil sirene që dikush i’a dha hua, ndërsa burri i saj Lehman, veshi një bluzë të verdhë sportive dhe pantallona të bardha. E pikëlluar nga historia, mbesa e saj u nis të bënte diçka për këtë.

Anëtarët e tjerë të familjes së Strozier dhe Tucker më pas caktuan një takim në një sallon nusërie. Më në fund, Tucker ishte në gjendje të provonte fustanin e përsosur të nusërisë – dhe ajo ndjehej si një princeshë. “Kur hyra në dyqanin e nuseve, ajo veshje kishte emrin tim mbi të”, kujton ajo. “Oh, ishte kaq bukur … Unë isha në parajsë”.

Tucker hyri në dyqanin e nuseve dhe u dashurua me një fustan të mrekullueshëm me dantella me lule, me një vello të përshtatshme për të kompletuar pamjen. Familja kapi momentin e veçantë dhe postoi foto së bashku me një video në Facebook. “Unë do të martohem!”, bërtet ajo e entuziazmuar.

Ndërsa ajo nuk donte ta hiqte fustanin, Tucker në fakt nuk e bleu fustanin. Sidoqoftë, ajo u shpreh sa mirënjohëse ishte për përpjekjen që bëri familja e saj për t’i dhënë asaj një përvojë që gjithmonë e dëshironte. “Unë pashë në pasqyrë veten time duke dashur të di se kush është”, tha Tucker për ABC . “Po, isha shumë e ngazëllyer! U ndjeva mirë! Unë u ndjeva tamam sikur po martohesha!”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat