Ja kur mund të martoheni në hapësirë

Ndryshe

Ja kur mund të martoheni në hapësirë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 13:15
Foto Ilustrim

Martesa është një ndër momentet më të veçanta të jetës dhe mund të kthehet në ditën më të paharrueshme nëse realizohet në një vend të veçantë.

Sipas Daily Mail, duke filluar nga viti 2024, çiftet që duan të martohen në hapësirë mund ta bëjnë këtë duke udhëtuar me një kapsulë luksoze, e cila të dërgon mbi 30 kilometra mbi sipërfaqen e tokës.

Kompania “Space Perspective” me bazë në Florida pretendon se shumë shpejt dasmat do të mund të organizohen edhe në grupe, ndërkohë që rezervimet sipas kompanisë kanë filluar.

Çiftet fatlumë do të kenë mundësi të shijojnë një pamje spektakolare të Tokës për rreth gjashtë orë, duke filluar nga 125.000 dollarë.

Pasagjerët në këtë kapsulë do t’i kenë të gjitha, njësoj si çdo dasmë e zakonshme.

Gjatë udhëtimit, nuk do të mungojnë ushqimet apo pijet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat