Agjentët ndaluan makinën, u befasuan çka gjetën në paketimin e tortës

Ndryshe

Agjentët ndaluan makinën, u befasuan çka gjetën në paketimin e tortës

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:03
Disa nga kokaina e gjetur në automjet u mbështollën në paketimin e tortës

Një burrë dhe grua u arrestuan në Maine pas zbulimit të kokainës e cila ishte mbështjellë në paketimin e tortave, në automjetin e tyre.

Sipas burimeve anonime, agjentët ndaluan një automjet.

Qentë që nuhasin drogën lajmëruan për praninë e substancave të paligjshme në automjet, kanë thënë zyrtarët.

Brenda bagazhit, ata gjetën katër kile kokainë dhe rreth 1,900 dollarë para, që besohet të jenë të ardhura nga shitjet e paligjshme të drogës, shkruan CNN.

Disa nga kokaina e gjetur në automjet u mbështollën në paketimin e tortës.

Kafeja u përhap mbi kokainë për të hequr aromën e kokainës që gjendej aty, por prapë se prapë qentë arritën ta nuhasnin dhe ta gjenin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat