Kishte veshur xhinse, gjyshi rreh për vdekje mbesën

Ndryshe

Kishte veshur xhinse, gjyshi rreh për vdekje mbesën

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një 17 vjeçare është rrahur për vdekje nga gjyshi dhe xhaxhallarët, sepse kishte veshur xhinse.

Nëna e vajzës thotë për BBC se adoleshentja ishte  rrahur me shkop nga gjyshi dhe xhaxhallarët, pas një debati mbi rrobat moderne që vishte vajza fatkeqe.

BBC njofton se ngjarja raportohet të ketë ndodhur në shtetin verior të Uttar Pradesh, në një nga zonat më të varfra dhe më pak të zhvilluara në vend.

Image

“Vajza agjëronte. Në mbrëmje veshi një palë pantallona dhe një bluzë dhe kreu ritualet fetare. Kur gjyshërit e panë, e kundërshtuan menjëherë veshjen. Neha (adoleshentja që u vra) iu përgjigj  se xhinset  janë bërë për tu veshur dhe se ajo do t’i vishte”, tha nëna e saj.

Debati vazhdoi me fjalë deri sa përfundoi në dhunë. E ëma thotë se ndërsa e bija qendronte pa ndjenja, vjehrri kishte thirrur një taksi për ta çuar mbesën në spital.

“Ata nuk më linin t’i shoqëroja, kështu që lajmërova të afërmit e mi të shkonin në spitale për të gjetur vajzën, por nuk e gjetën atë,” tha zonja Paswan.

Ditën e nesërme trupi i vajzës u gjet i varur në një urë afër shtëpisë mbi lumin Gandak.

Dhjetë anëtarët e  të familjes së Neha akuzohen për vrasje dhe fshehje të provave, përfshirë gjyshërit, xhaxhallarët, kushërinjtë dhe shoferin e taksisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat