Kamerat e sigurisë filmuan ngjarjen, shikoni si demi futet në një shtëpi dhe lëndon katër persona

Ndryshe

Kamerat e sigurisë filmuan ngjarjen, shikoni si demi futet në një shtëpi dhe lëndon katër persona

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 14:14
Pamje nga video

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, kur një dem u përlesh me një tjetër dhe u fut në një shtëpi dhe iu vërsul burrave që mezi shpëtuan të gjallë.

Gjithë kjo ngjarje do të tingëllonte si diçka e pabesueshme, po të mos e filmonin kamerat e sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në Fazlika të Indisë, ku në rrugë u takuan dy dema dhe filluan të përleshen.

Megjithatë, njëri prej tyre vendosi të tërhiqet dhe duke ikur dhe kërkuar shpëtim, u fut në një shtëpi brenda të cilës ishin disa punonjës.

Kamerat e sigurisë shfaqin momentin e hyrjes së demit dhe burrat që kërkonin shpëtim nga ai. Një grup arrin t’i shmanget, kurse grupi tjetër ka pësuar lëndime trupore.

Epilogu i tërë kësaj ngjarje është – katër persona të shtrirë në spital e demi natyrisht se “pas misionit të përfunduar” është larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat