Ua rikujton Pablo Escobarin, banorët kërkojnë t’i ndërrohet emri lokalit

Ndryshe

Ua rikujton Pablo Escobarin, banorët kërkojnë t’i ndërrohet emri lokalit

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 23:32
Nottingham

Pronarëve të një lokali në Nottingham të Anglisë iu është kërkuar ta ndërrojnë emrin e tij. Kjo pasi, emri “Escobar”, për disa banorë nuk lë shije të mirë, duke pasur parasysh dhimbjen dhe vdekjet që shefi i kartelës së drogës, Pablo Escobar, i kishte shkaktuar.

Ata kritikuan edhe një pikturë murale të vendosur brenda lokalit, që portetizon Escobarin, raporton BBC.

Një zëdhënës i "Escobarit" deklaroi se emri i lokalit ishte vetëm lojë fjalësh dhe se piktura nuk është e bazuar në personazhin.

Maria Motonya, e larguar nga Medellini i Kolumbisë në Britaninë e Madhe, deklaroi se ishte tmerruar nga emri i lokalit.

"Për mua është shumë e pakëndshme dhe e pandjeshme. Është e qartë që pronarët nuk bënë kërkimin e duhur. Në Medellin tmerroheshim, kishim frikë të rrinim tek dera. Familjes së babait tim iu pre koka sepse nuk ia dhanë atij (P.Escobarit) fermën e tyre", ka thënë ajo.

Gjatë viteve 1980-1993, Pablo Escobar ishte prodhuesi dhe shpërndarësi më i madh i kokainës në botë dhe përgjegjës për rreth 80 për qind të tregtisë globale.

Escobar ishte vrarë në vitin 1993 nga policia kolumbiane.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat