Mund ta blini këtë vilë të familjes Bin Laden

Ndryshe

Mund ta blini këtë vilë të familjes Bin Laden

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 09:49
Vila e familjes së Bin Laden

Askush nuk ka jetuar në këtë vilë shik në Bel Air të Los Angeles për 20 vite. Ajo është në pronësi të vëllait të Osama Bin Laden.

Por Ibrahim Bin Laden nuk ka ardhur në këtë vilë që prej sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Tani ai kërkon që ta shesë vilën, e cila ka nisur të rrënohet. Sipas BILD, ai kërkon plot 28 milionë dollarë për këtë vilë.

Vila është e vendosur në një pozicion spektakolar dhe përfshin edhe një zonë për spa dhe pesë banjo. Vila ka shtatë dhoma gjumi dhe rrethohet nga 7 mijë metër katror.

Ibrahim Bin Laden jetonte këtu me ish-bashkëshorten dhe vajzën. Familja kishte të punësuar një ‘ushtri’ me shërbëtorë, shoferë dhe roje sigurie.

Njësoj si Osama, Ibrahimi ishte një nga 65 fëmijët e biznesmenit arab të ndërtimit, Mohammed Bin Laden, i cili kishte 22 gra.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat