Gruaja habitet çka gjen në sytjenat e saj duke shpaketuar valixhen e saj

Ndryshe

Gruaja habitet çka gjen në sytjenat e saj duke shpaketuar valixhen e saj

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 14:12
Russell tha se ajo fillimisht nuk ishte e sigurt se çfarë ishte objekti i vogël brenda sytjenave të saj

Një grua britanike duke shpaketuar valixhen e saj pas një udhëtimi në Barbados bëri një zbulim tronditës, një hardhucë brenda sytjenave të saj, në udhëtimin e më shumë se 6 mijë e 400 km.

Russell tha se ajo fillimisht nuk ishte e sigurt se çfarë ishte objekti i vogël brenda sytjenave të saj.

“Mendova se ishte një krijesë e vogël e vdekur dhe pastaj kur lëvizi fillova të bërtas, nuk është ajo që prisni të gjeni në sytjena tuaj pas një udhëtimi 4,000 milje”, ka thënë Russell.

Russell tha se hardhuca duhet të ketë qenë në valixhen e saj për të paktën 24 orë, nga koha kur e paketoi atë deri në kohën kur filloi ta shpaketonte.

“Unë jam aq e tronditur jo vetëm që i mbijetoi udhëtimit, por edhe faktit që nuk u shtyp pasi valixhja ime ishte aq e mbushur kur po ktheheshim, më duhej të ulesha mbi të për ta mbyllur me zinxhir”, ka shtuar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat