SHBA, 13 gorilla infektohen me koronavirus

Ndryshe

SHBA, 13 gorilla infektohen me koronavirus

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Trembëdhjetë gorilla nga kopshti zoologjik në Atlanta, në shtetin Xhorxhia të SHBA-së, janë infektuar me koronavirus, ka bërë të ditur kopshti zoologjik, raporton Guardian, sipas të cilit kafshët ishin infektuar nga një rojtar.

Ndër gorillat e sëmura është edhe Ozzie, një mashkull 60-vjeçar që konsiderohet veçanërisht i rrezikuar.

Në një deklaratë të postuar në faqen e tij në internet, kopshti zoologjik shpjegoi se rojtari i kopshtit, i cili ishte vaksinuar kundër COVID, është asimptomatik dhe mbante pajisje mbrojtëse personale kur ra në kontakt me kafshët.

Shkurtin e kaluar, tetë gorilla në kopshtin zoologjik të San Diego u infektuan me COVID-19, por u shëruan brenda disa javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat