Njihuni me burrin nga Japonia që thotë se ka fjetur vetëm 30 minuta në ditë për 12 vjetët e fundit – zbulon arsyen për stilin e ri të jetesës

Ndryshe

Njihuni me burrin nga Japonia që thotë se ka fjetur vetëm 30 minuta në ditë për 12 vjetët e fundit – zbulon arsyen për stilin e ri të jetesës

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 17:13
Daisuke Hori

Një burrë pretendon se i ka kaluar 12 vjetët e fundit duke i bërë vetëm 30 minuta gjumë në ditë – dhe thotë se ai pothuajse nuk lodhet fare.

Sipas medieve të huaja, Daisuke Hori nga Japonia, shkurtoi orarin e tij të përditshëm të gjumit nga tetë orë në 30 minuta, duke këmbëngulur se ai nuk ndjen asnjë efekt anësor negativ.

Hori, 36-vjeçar është kryetari i “Shoqatës Japoneze për Gjumë të Shkurtër”, dhe iu mëson qindra njerëzve teknikat e tij, me shpresën se më shumë persona do ta adoptojnë stilin “produktiv” të jetës së tij.

Eksperti i gjumit të shkurtër madje doli në televizionin japonez për të diskutuar orarin e tij të pabesueshëm të gjumit.

Hori potencoi se ai gjithmonë mendonte se 16 orë nuk ishin të mjaftueshme për të arritur gjithçka që donte të bënte në një ditë, kështu që ngadalë filloi të eksperimentonte me mënyra për të shkurtuar rutinën e tij të gjumit.

Në vetëm disa vite ai ishte në gjendje të shkurtonte orarin e gjumit në gjysmë ore – duke pretenduar se ai është ende “i shëndetshëm dhe energjik”.

Për të dëshmuar arritjen e tij të pabesueshme, ai lejoi një ekuipazh televiziv në shtëpinë e tij për tre ditë, për të dokumentuar stilin e tij të jetës unike, raporton Oddity Central.

Në mënyrë shokuese, ai me të vërtetë ia doli me vetëm 30 minuta gjumë, dhe disa netë edhe më pak.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat