Thirrje që të mbytet ky insekt, arsyeja është kjo

Ndryshe

Thirrje që të mbytet ky insekt, arsyeja është kjo

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Një pasdite me diell, inxhinieri Damian Biollo shkoi në Hudson Yards, në Nju Jork me gruan e tij ku vuri re diçka mjaft të bukur, një krijesë të vogël me dy palë krahë. Megjithatë ai e dinte se ai ishte në prani të diçkaje tinëzare.

Si një inxhinier softuerësh por që ndjek shumë natyralistë në internet, Biollo identifikoi saktë atë që ai po shikonte si Lycorma Delicatula, një insekt pushtues nga Azia që mbërriti në Shtetet e Bashkuara shtatë vjet më parë, dhe në Nju Jork një vit më parë.

“Kam kaluar 10 minuta duke shkelur dhe duke i kërkuar, dhe kam vrarë tetë prej tyre,” tha ai.

Ky insekt cilësohet si problem serioz për shumë arsye, por kryesisht sepse ushqehet nga farat e më shumë se 70 llojeve të bimëve, duke i lënë ato të ndjeshme ndaj sëmundjeve dhe shkatërrimit nga antagonistët e tjerë natyrorë. Insekti gjithashtu kërcënon të kthejë pas në kohë luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Në Pensilvani, çështja është marrë aq seriozisht saqë shteti ngriti një tas-forcë, i cili ka autoritetin për të  vendosur gjoba dhe madje edhe dënime penale të mundshme për këdo që lëviz me qëllim insektin, nga një vendndodhjeje te një tjetër.

Autoritetet sqarojnë se ky insekt kërcen dhe fluturon vetëm në distanca të shkurtra, por ato lëvizin me lehtësi dhe riprodhohen në mënyrë të frikshme.

“Nëse shihni një të tillë, vriteni “, thotë Ronnit Bendavid-Val, drejtori i hortikulturës në Kopshtin Botanik të Bruklinit.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat