Po hante hamburger, e gjen një gisht njeriu

Ndryshe

Po hante hamburger, e gjen një gisht njeriu

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Një grua gjeti një gisht njeriu në hamburgerin që po konsumonte në një restorant. Ngjarja ndodhi në qytetin Santa Cruz të Bolivisë.

Klientja fotografoi gishtin dhe e postoi në rrjetet sociale, me foton që u bë virale dhe shkaktoi polemika të shumta në vendin amerikano-jugor mbi sigurinë ushqimore.

Ministria e Mbrojtjes së Konsumatorit hetoi ngjarjen dhe doli në përfundimi se gishti ishte i njërit prej punëtorëve të fabrikës ku përpunohej mishi. Ai kishte humbur dy gishta pas një aksidenti me makinerinë, një javë më parë.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se kanë mbyllur përkohësisht fabrikën dhe restorantin, derisa të plotësojnë kushtet e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat