​Dita Ndërkombëtare e Paqes

Ndryshe

​Dita Ndërkombëtare e Paqes

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 07:26
Ilustrim

Dita Ndërkombëtare e Paqes është themeluar nga Kombet e Bashkuara. Ajo shënohet nga qindra miliona njerëz dhe mijëra organizata më 21 shtator të çdo viti.

Ishte viti 1954 kur kjo kambanë e farkuar nga monedhat e mbledhura nga fëmijët e 60 shteteve iu dhurua Kombeve të Bashkuara nga Shoqata e OKB-së së Japonisë.

Që atëherë, për gjysmë shekulli, kambana ka dërguar porosi të fuqishme në mbarë botën lidhur me aspiratat e njerëzimit për paqe.

Gjatë gjithë kësaj kohe, prej kulminacionit të Luftës së Ftohtë deri në rritjen e konflikteve përbrenda shteteve, nga përhapja e SIDA-s e deri tek aktet e terrorizmit, jehona e kambanës ka mbetur e pandryshuar, e qartë dhe e vërtetë.

Me rastin e kësaj dite, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë do të vendosë sot një instalacion pranë Monumentit “New Born”, në orën 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat