Kjo ngjyrë mund të zvogëlojë nevojën për kondicionerë

Ndryshe

Kjo ngjyrë mund të zvogëlojë nevojën për kondicionerë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Shtëpitë e bardha duken “të mërzitshme” për disa, por ato mund të “shpëtojnë planetin”.

USA Today shkruan se shkencëtarët nga Universiteti Purdue kanë zhvilluar një ngjyrë ultra të bardhë që pasqyron 98.1 për qind të rrezeve të diellit ndërsa lëshon rrezatim infra të kuq. Si rezultat, sipërfaqja mbetet më e ftohtë se mjedisi dhe ngjyra e re ultra e bardhë mund të zëvendësojë në mënyrë efektive kondicionerët në disa raste.

Kjo ngjyrë e bardhë ka marrë certifikatën Guinness për “bardhësinë rekord”, dhe është shumë më efektive sesa ngjyra e thjeshtë që në fakt ngroh sipërfaqet. Një çati prej 93 metrash katrorë e lyer me bojë të bardhë të re do të jepte një fuqi ftohëse prej 10 kW fuqi ftohëse, që është më shumë në krahasim me kondicionerët e përdorur për shumicën e shtëpive.

Sot, tashmë ka ngjyra që pasqyrojnë nxehtësinë, por reflektimi i rrezeve të diellit nuk i kalon 90 për qind, dhe këto ngjyra nuk i ftojnë sipërfaqet.

Truku qëndron në përdorimin e një raporti të lartë të sulfatit të bariumit, një përbërës i përdorur shpesh për kozmetikë dhe letër fotografike, në grimca të madhësive të ndryshme. Një gamë më e gjerë e madhësive të grimcave ndihmon në shpërndarjen e më shumë spektrit të dritës, duke reflektuar kështu më shumë rrezet e diellit.

Ende nuk dihet se kur do të dalë në shitje ngjyra e re e bardhë, por ky synim ekziston. Patentat tashmë janë regjistruar, dhe e bardha duhet të bëhet një “armë” e re në luftën kundër ndryshimit të klimës.

Mund të eliminojë nevojën për kondicionerë në disa shtëpi, veçanërisht në rajone të ngrohta me shumë rrezet e diellit. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në zvogëlimin e emetimeve të gazit dhe konsumin e energjisë dhe të kursejë para gjatë ditëve të nxehta të verës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat