Merr buldozerin- shkatërron pesë kamionë, sepse nuk i dhanë rrogën

Ndryshe

Merr buldozerin- shkatërron pesë kamionë, sepse nuk i dhanë rrogën

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 22:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sirnak të Turqisë. Punonjësi i një kompanie minerare atjekishte disa kohë që nuk po merrte rrogën. pas një sherri të ashpër me pronarin e firmës, i cili ishte xhaxhai i tij, punëtori i egërsuar ka marrë buldozerin e është versulur mbi kamionët e vënë në rresht.

Në zemërim e sipër, ai ka dëmtuar keqaz pesë kamionë duke i shtypur me buldozer.

Ai duket se kishte ndërmend t`i shkatërronte të gjithë, por punonjësit e tjerë kanë ndërhyrë dhe kanë arritur ta qetësojnë, ndërsa pronarit, rroga e papaguar e burrit, i kushtoi shumë më shtrenjtë.

Deri tani ndaj tij nuk është marrë asnjë masë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat