Përdoruesi në TikTok që pretendon se ka udhëtuar në kohë – ndan pamje nga ‘viti 2027’

Ndryshe

Përdoruesi në TikTok që pretendon se ka udhëtuar në kohë – ndan pamje nga ‘viti 2027’

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 19:33
Pamje nga videoja

Një përdorues i TikTok ka filmuar veten duke ecur nëpër rrugë të zbrazët dhe pretendon se po shfaq pamje nga viti 2027 ku ai është “njeriu i fundit në botë”.

Sipas medieve të huaja, videoja e publikuar nga vetë ai është shikuar më shumë se 60 mijë herë dhe përdoruesi Javier @unicosobreviviente tani ka gjashtë milionë ndjekës që presin me padurim përditësimet mbi “situatën” e tij të pazakontë.

Në videon, të cilën ai e quan “dita e 219 i vetëm në botë”, ai ecën nëpër një rrugë të zbrazët në Spanjë, ku makinat e parkuara rreshtohen buzë rrugës.

Ai pastaj shëtit nëpër sheshin e lojërave të braktisur të fëmijëve dhe kaloi disa apartamente pa parë asnjë njeri.

Në shumë nga videot e tij, Javier pretendon të jetë një “udhëtar në kohë” nga vetëm gjashtë vjet në të ardhmen, dhe derisa shumë njerëz duket se e besojnë atë, të tjerë kanë vënë në pah mospërputhje në disa nga pamjet.

Një përdorues tha se ata panë varka që linin shtigje në oqean në sfondin e njërës prej videove dhe dikush tjetër vuri në dukje se dyqanet dhe restorantet bosh që ai vizitoi – duket se ishin të pastra dhe pa pluhur.

@unicosobreviviente

#Quetehacellorar 🙏🏻

♬ Amapolas - Leo Rizzi
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat