Kanadezi rrahë infermieren, ia kishte vaksinuar gruan pa e pyetur atë

Ndryshe

Kanadezi rrahë infermieren, ia kishte vaksinuar gruan pa e pyetur atë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Policia kanadeze është në kërkim të një burri me dyshimin se goditi një infermiere sepse ajo i dha gruas së tij një vaksinë kundër coronavirusit pa pëlqimin e tij.

Rë hënën në mëngjes, burri u përball me një infermiere në zyrën e farmacisë në qytetin Sherbrooke në Quebec, e cila ndodhet rreth 155 kilometra në juglindje të Montrealit, ku ajo ishte përgjegjëse për dhënien e vaksinave, tha zëdhënësi i policisë Martin Carrier.

“I dyshuari ynë hyri në zyrë dhe filloi t’i bërtiste infermieres”, tha ai, raporton skynews.

Image

Një zëdhënës i policisë shtoi se dukej se burri ishte i tronditur që gruaja e tij ishte vaksinuar në farmaci “pa autorizimin e tij”, dhe më pas ai goditi infermieren në fytyrë.

Infermierët në të gjithë botën janë përballur me raste abuzimi si dhe djegieje në punë për shkak të betejës së gjatë kundër coronavirusit, thonë zyrtarët shëndetësorë.

Protestat kundër vaksinimit në të gjithë Kanadanë u intensifikuan përpara zgjedhjeve federale të kësaj jave.

Kryeministri i Quebec, Francois Lego tha se qeveria e tij do të përpiqet të miratojë një ligj special që të enjten për të parandaluar protestuesit kundër vaksinimit që të protestojnë pranë shkollave dhe spitaleve dhe do të kërkojë që ata të gjobiten. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat