Vajza nga India nxjerrë gurë nga syri kur qan

Ndryshe

Vajza nga India nxjerrë gurë nga syri kur qan

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 21:52
Uttar Pradesh

Mjekët janë tronditur nga një vajzë adoleshente e cila me sa duket kur qan nxjerrë gurë të vegjël nga njëri sy.

Sipas medieve të huaja, vajza 15-vjeçare nga Kannauj, Uttar Pradesh të Indisë veriore, është bërë qendra e një misteri të çuditshëm mjekësor, pasi mjekët pohojnë se sëmundja e saj nuk është e mundur nga ana mjekësore.

Për gati dy muaj, anëtarët e familjes së saj thonë se nga syri i saj i majtë kanë dalë rreth 10 deri në 15 gurë.

Familja është konsultuar me mjekë – të gjithë këmbëngulën se nuk është e mundur nga ana mjekësore.

Në vitin 2014, Mail Online raportoi për Saadiya Saleh, 12-vjeçare nga Jemeni, e cila vuante nga një gjendje e ngjashme. 

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat