12 faktet që të lindurit e shtatorit nuk i dinë për gurin e tyre të çmuar

Ndryshe

12 faktet që të lindurit e shtatorit nuk i dinë për gurin e tyre të çmuar

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 11:18
Ilustrim

1. Zafiri, guri i çmuar i shtatorit, është i ngjashëm me gurin e muajit korrik, rubinin. Si rubini, edhe zafiri ka një formë zmerili të mineralit gri, gati monoton, ndërsa zmerili i kuq është rubini.

2. Zafiri ka ngjyrë blu, e cila fillon me një ngjyrë të thellë dhe vijon të zbehet me ngjyrën vjollcë, për shkak të pranisë së vogël të titaniumit dhe hekurit brenda strukturës së kristalit. Hija më e dukshme e blusë është ajo e ngjashme me blunë e thellë.

3. Zafiri mund të shfaqet edhe në ngjyra të tjera natyrore si gri, e verdhë, portokalli, rozë e zbehtë, e purpurt, jeshile, por edhe transparente, ngjyra që shfaqen nga papastërtia e kristalit.

4. Burimet më të mëdha të zafirit në të gjithë botën gjenden në Australi, aty ku pamja e gurit është më e pastër se në çdo vend tjetër të botës – blu e thellë.

5. Zafiri pasqyron pastërtinë e shpirtit. Para dhe gjatë mesjetës, ai ishte guri me të cilin klerikët mbroheshin nga mendimet e këqija.

6. Mbretëritë e mesjetës në Evropë e vlerësuan zafirin si gurin e vetëm që mbronte nga zilia dhe çdo lloj rreziku që kanosej. Grave në mesjetë dhe pas saj u dhurohej zafiri që të mbeteshin besnike ndaj bashkëshortëve të tyre. Mendohej se nëse ato mbanin me vete një varëse me gur zafiri, ngjyra e tij do të errësohej nëse ato ksihin shkelur kurorën.

7. Çdo ngjyrë që ka zafiri përfaqëson energji. 

8. Zafiri është një gur që mbron edhe nga gjarpërinjtë dhe çdo lloj zvarraniku tjetër helmues. Thuhet se nëse zvarranikët helmues dhe merimangat janë vendosur në një kavanoz ku ndodhet një gur zafiri, këto krijesa vdesin.

9. Francezët besojnë edhe sot e kësaj dite se një njeri i ashpër dhe nervoz mund të transformohet menjëherë nga ndikimi i këtij guri.

10. Zafiri është një gur që tregon urtësi. Të lindurit e muajit shtator janë njerëz të qetë dhe të urtë. 

11. Zafiri është guri që përfaqëson dashurinë dhe shëndetin e mirë. Njerëzit që kanë lindur në shtator dhe kanë gur të çmuar zafirin janë gjithmonë të mbrojtur nga rreziqet dhe nga “helmet”.

12. Zafiri është guri i meditimit dhe intuitës. Njerëzit që kanë zafirin si gur të çmuar janë intuitivë të jashtëzakonshëm dhe sjellin ide novative në çdo kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat