Familja detyrohet t’ia ndryshojë ngjyrën shtëpisë 6 muaj pasi e kishte ngjyrosur me një të re

Ndryshe

Familja detyrohet t’ia ndryshojë ngjyrën shtëpisë 6 muaj pasi e kishte ngjyrosur me një të re

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 16:48
Kate Codrington

Një familje është detyruar që të ndryshojë ngjyrën e jashtme të shtëpisë si pasojë e këshillit lokal të tyre të cilët nuk e kanë pëlqyer nuancën paraprake që ishte.

Kate Codrington, 54-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Ian Davis, në Oxhey, Watford, Hertfordshire të Britanisë vitin e kaluar e kishin ngjyrosur shtëpinë ngjyrë lejla, por tani janë detyruar ta ndryshojnë atë.

Çifti i cili jetonin në këtë zonë për gjashtë vjet dëshironin që të ndryshonin ngjyrën e shtëpisë me një ngjyrë tjetër e cila nuk ishte e njëjtë me ato të komshinjve. Ata e ngjyrosën shtëpinë në lejla si ngjyrë për të shprehur edhe artin.

Por pas gjashtë muajve pasi e përfunduan punën e tyre, ata morën një letër nga këshilli lokal për ta ndryshuar atë.

Kështu edhe pse e kundërshtuan këtë ata u detyruan sërish që ta largojnë ngjyrën lejla të shtëpisë, duke e zëvendësuar me një që do të miratohej nga autoritetet lokale, shkruan Mirror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat