Mendoi se ishte gur i thjeshtë, gruaja gjen diamantin 4.38 karatësh

Ndryshe

Mendoi se ishte gur i thjeshtë, gruaja gjen diamantin 4.38 karatësh

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 07:39
Diamanti është në formë dardhe, ngjyrë limonade.

Noreen Wredberg dhe bashkëshorti Michael, nuk shpresonin se do të gjenin ndonjë gjë në Arkansas, Crater of Diamonds State Park, vend ky i njohur për gurë të çmueshëm. Megjithatë, duke mihur tokën, ajo preku në diamant të verdhë, që peshon hiç më pak se 4.38 karat.

“Unë nuk e dija që ishte diamant atëherë. Mendova ishte thjesht një gur, por ishte i pastër dhe me shkëlqim, kështu që e mora”, tha Wredberg.

“Diamanti është në formë dardhe, ngjyrë limonade.”

“Kur e pashë për herë të parë në mikroskop, mendova, ç’është kjo formë dhe ngjyrë e bukur”, ka potencuar punonësja e Parkut.

Parku i Arkansasit është i njohur për diamante dhe gurë të çmueshëm. Një burrë kohë më parë kishte gjetur një diament 9.07 karat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat