Super jaht për shkencëtarët/ Projektohet “Earth 300”, laboratori udhëtues për problemet e mjedisit

Ndryshe

Super jaht për shkencëtarët/ Projektohet “Earth 300”, laboratori udhëtues për problemet e mjedisit

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 18:14
Ilustrim

Një super jaht pa karbon, i ngjashëm me Titanikun, do të shërbejë për të trajtuar problemet e mjedisit. I projektuar si një laborator udhëtues, “Earth 300”, do të ketë gjithashtu vend për 40 të ftuar VIP. Shkencëtarët dhe studentët pritet të udhëtojnë falas ose me tarifa të reduktuara.

Një superjaht pa karbon, i cili pritet të jetë gati për lundrim në vitin 2025, do të shërbejë si një laborator udhëtues për shkencëtarët, për të eksploruar oqeanet dhe për të trajtuar problemet më të mëdha më të cilat përballet sot mjedisi. Me hapësirë për 22 laboratorë, 160 shkencëtarë dhe 22 studentë, jahti do të furnizohet nga një “Reaktor i Kripës së Shkrirë”– një lloj i ri i ‘energjisë nukleare’ që është 100 për qind pa emetime.

I quajtur “Earth 300”, dhe projektuar nga eksperti i super-jahteve, Ivan Salas Jefferson,  anija do të ketë gjithashtu vend për 40 të ftuar VIP, të cilët do të paguajnë 3 milionë $ për të udhëtuar me këtë anije. Shkencëtarët dhe studentët ose do të udhëtojnë falas ose me një tarifë të reduktuar.

“Ne duam të ndërtojmë një ikonë globale për shkencën për të tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe për të frymëzuar imagjinatën e tyre”, thotë Aaron Olivera, shefi i “Earth 300”.

Me një dizajn arkitektonik futuristik, jahti do të përfshijë laboratorë të teknologjisë më të fundit të vizualizimit të motit, laboratorë të printimit 3D dhe laboratorë të biosigurisë të krijuar për të trajtuar viruse si COVID-19. “Earth 300” do të jetë 300 metra i gjatë dhe 60 metra i lartë, 31 metra më i gjatë se Titaniku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat