Ky vend sapo fitoi çmimin për verën më të mirë në botë, për të tretin vit radhazi

Ndryshe

Ky vend sapo fitoi çmimin për verën më të mirë në botë, për të tretin vit radhazi

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 12:37
Ilustrim

Një verë argjentinase është zgjedhur si më e mira në botë për të tretin vit radhazi. Renditja e Vreshtave më të Mirë në Botë zgjodhi verën, pasi vlerësoi pikëpamjen e pothuajse 600 ekspertëve ndërkombëtarë.

Kantina Zuccardi Valle de Uco, e vendosur në provincën e Mendoza doli në krye të listës së vitit 2021. Lista vlerëson objektet e kantinave të verës në botë dhe cilësinë e produkteve të tyre, për të zgjedhur 100 destinacionet kryesore të verës në botë.

“Jemi shumë të lumtur për këtë. Është mirënjohje për ne dhe gjithashtu për rajonin, pasi është një juri e madhe ndërkombëtare që përzgjidhet me rotacion nga viti në vit”, u shpreh Miguel Zuccardi, një nga menaxherët e vreshtës. “Kjo na lejon të vazhdojmë ta vendosim verën tonë në krye të botës”.

10 kantinat e verës që kryesojnë renditjen globale të publikuar këtë javë janë:

1. Zuccardi Valle de Uco (Argjentina)

2. Marqués de Riscal (Spanja)

3. Chateau Margaux (Franca)

4. Bodega Garzón (Uruguaj)

5. Montes (Kili)

6. Antinori nel Chianti Classico (Itali)

7. Catena Zapata (Argjentina)

8. Viña VIK (Kili)

9. González Byass-Bodegas Tío Pepe (Spanja)

10. Creation (Afrika Jugore)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat