Gruaja ushqeu arinjtë me 180 vezë në javë dhe tani ajo do të paguajë për këtë

Ndryshe

Gruaja ushqeu arinjtë me 180 vezë në javë dhe tani ajo do të paguajë për këtë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Çdo javë gjatë verës së vitit 2018, një grua blinte 10 kuti me mollë, 20 kilogramë karrota dhe rreth 180 vezë.

Ushqimi ishte për arinjtë, thanë autoritetet kanadeze.

Kështu, sipas mediave të huaja, një grua nga Whistler u urdhërua të paguajë 60,000 dollarë pasi zyrtarët thanë se ajo shkelte Aktin e Kafshëve të egra në British Columbia.

Në korrik të vitit 2018, Shërbimi i Zyrtarëve të Konservimit, një agjenci e sigurisë publike që fokusohet në parandalimin e “konflikteve njerëz-kafshë të egra”, mori një ankesë se dikush po ushqente arinjtë.

Zyrtarët filluan hetimet dhe zbuluan se gruaja po ushqente arinjtë e zinj gjatë muajve të verës në vitin 2018.

Madje, arinjtë ishin mësuar të merrnin ushqim nga gruaja, kështu që ishte vlerësuar se ishte e vështirë të rehabilitoheshin apo zhvendoseshin.

“Ushqimi i paligjshëm ose vendosja e ‘tërheqësve’ për të joshur kafshë të egra të rrezikshme, të tilla si arinjtë, është një veprimtari jashtëzakonisht e rrezikshme”, kanë thënë autoritetet. “Sapo arinjtë të mësohen me ushqimin, krijon një rrezik për sigurinë publike”.

Dënimi prej 60,000 dollarë është dënimi më i lartë i vendosur sipas Aktit të Kafshëve të Egra, thanë zyrtarët. Autoritetet shpresojnë se është një “rast precedent”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat