Piloti zbret të gjithë familjen nga avioni, ja aryeja

Ndryshe

Piloti zbret të gjithë familjen nga avioni, ja aryeja

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 13:47
Foto Ilustrim

Aleksandar Padurevic 43 vjeç nga Bosnja Hercegovina, babai i djalit dy vjeçar ka shpjeguar aventurën e tij gazetën gjermane BILD:

''Një stjuardes na shoqëroi te piloti. Ai u përpoq të bindte djalin tim Jakobin të mbante një maskë. Por ai nuk ia doli. Pastaj një burrë me uniformë na shoqëroi jashtë avionit. U trondita, sikur të më kishte goditur me një plumb. Që kur duhet të mbajnë maskë fëmijët dy vjeç?" ,shprehet i habitur babai i dy vjeçarit.

Por Kompania Lufthansa argumentoi se ata duhej t'u bindeshin rregullave të Autoritetit Amerikan për Sigurinë e Transportit (TSA).

Kjo do të thotë që pasagjerët e moshës dy vjeç e lart duhet të mbajnë një maskë gjatë gjithë fluturimit.

Sidoqoftë, një dëshmitar okular i fluturimit, Jan H nga Hamburgu, mbrojti prindërit e fëmijës, duke u shprehur se ata provuan gjithçka që djali i tyre të mbante maskën. 

Pasagjer 36-vjeçari ishte ulur në dy radhë pas familjes Padurevic.

 "Prindërit u përpoqën për të vënë maskën fëmijës. Por i vogli reagoi dhe filloi të qajë. Sipas mendimit tim, prindërit nuk mund të bënin asgjë më shumë"  është shprehur dëshmitari okular.

 Më 15 shtator, familjes i duhej të kthehej në Dallas aty ku dhe jeton përmes Frankfurtit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat