Plaçkitësi i armatosur arrestohet në vendin e ngjarjes

Ndryshe

Plaçkitësi i armatosur arrestohet në vendin e ngjarjes

Më: 15 maj 2017 Në ora: 00:34
Ngjarja që ka ndodhur në fillim të vitit është hedhur tash në internet.

Miroslav Les e ka kërcënuar me armë punonjësin e një lokali në Zagreb të Kroacisë, duke ia kërkuar tërë paratë që kishte në arkë. Por, në atë moment aty ka kaluar një polic që ishte jashtë detyre.

Meqë 30-vjeçari e kishte lënë revolen dhe po fuste të hollat brenda xhaketës, mbrojtësi i rendit i ka kërkuar të shtrihet menjëherë në dysheme dhe të vë duart prapa.

Pas prangosjes atë e kanë dërguar në mbajtje, ndërsa pritet të del para drejtësisë nën akuzën për kërcënim me armë.

Ngjarja që ka ndodhur në fillim të vitit është hedhur tash në internet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat