Vogëlushja vallëzon këndshëm pasi dëgjon pjesën e pëlqyer të këngës

Ndryshe

Vogëlushja vallëzon këndshëm pasi dëgjon pjesën e pëlqyer të këngës

Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:52
Pamje nga video

Në Shtetet e Bashkuara është filmuar vogëlushja e njohur vetëm si Maddie, teksa tregon lëvizjen e vallëzimit me këngën e preferuar.

Madje, ajo ngre duart lart dhe bëhet gati, për të filluar në momentin që dëgjon refrenin e këngës së njohur.

“Është e lidhur në karrige, por ndjek ritmin sikur të ishte në klub. Të presim çfarë ndodhë kur rritet”, është një koment lidhur me rastin.

Këtë veprim e kanë pëlqyer shumë njerëz, ndërsa shumica e krahasuan me vetën, në momentin që dëgjojnë këngën e preferuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat